12:13 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbarkon në Itali trajneri i ri i Romës

Tashmë është e sigurt: Claudio Ranieri është trajner i ri i Romës.

Italiani me përvojë pritet të zëvendësojë Eusebio Di Francesco, i cili u shkarkua të enjten pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Porto.

Ranieri tashmëka arritur në Itali dhe sot pritet të hedh firmën mbi letër.

Ranieri u shkarkua nga Fulham javën e kaluar, pasi kishte vetëm 3 fitore në 17 ndeshje.

67-vjeçari ka menaxhuar edhe më parë Romën gjatë viteve 2009-2011, duke përfunduar në vendin e dytë dhe ishte shumë afër titullit kampion.

Roma momentalisht është në pozitën e pestë në Serie A, vetëm tri pikë larg vendit të katërt ku është Interi. /IndeksOnline/