75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / mp

Zbrazja e fshatrave shqetësuese, dhjetëra vendbanime pa asnjë banorë

Përveç zbrazjes së qyteteve nga migrimi,shumë  fshatra nëpër komunat e Kosovës janë tashmë të boshatisur tërësisht. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në disa komuna janë identifikuar fshatra pa asnjë banorë.

Fshatrat e zbrazur nëpër komuna:

Gjakovë: Koshare, Llugaxhi, Qerret, Raçë, Radoniq

Gjilan: Bukovik, Burincë, Terzijaj

Kamenicë: Gragjenik, Krenatë, Velegllavë e Poshtme

Mitrovicë: Batahir, Dedi, Ovqar, Rrzhanë, Stanë, Zijaqë

Lipjan: Bukovicë, Lipovicë, Okosnicë, Pitkoviq, Shisharekë

Novobërdë: Carevc, Mazgovë

Obiliq: Dobrosellë, Miniera e Kosovës

Rahovec: Sarosh

Pejë: Baballoq, Lipë

Podujevë: Bllatë, Përpallac, Rapë, Reçicë, Surdull, Tërrnavicë

Prizren: Dojnicë, Klabash, Kushtendil, Milaj, Struzhë

Shtime: Karaçicë, Llanishtë

Shtërpcë: Kashtanjevë

Ferizaj: Burnik

Viti: Goden i Madh, Mjak

Vushtrri: Boshlan, Kunovik, Skoçan, Shlivovicë, Zagorë

Junik: Jasiq