75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 12 Prill 2021 / AR

Zbrazen kafenetë, mbushen sheshet

Janë zbrazur kafenetë në kryeqytet pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që Gastronomia të punoj vetëm me shërbimin “Merr me vete”, shkruan Indeksonline.

Por, shërbimi “Merr me vete” ka mundësuar që qytetarët të frekuentojnë më shumë sheshet dhe parqet e Prishtinës.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se një numër i madh i qytetarëve kanë dalë nëpër sheshe, të cilët edhe po e shijojnë motin e mirë.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë për masat kundër Covid-19 është në fuqi deri më 18 prill.

Gastronomët nga ana tjetër kanë filluar numërimin prapa, larg vendimit për hapje, dhe pakove emergjente./Indeksonline/