Zbrazet Gërmia, pas raportimit të IndeksOnline reagon Policia

Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me rekomandim të IKSHPK-së, morën vendim që ky vikend që po kalon të jetë i mbyllur.
Kështu 6 komuna e futën në karantinë, derisa u mbyllën edhe aktivitetet biznesore, mes tyre edhe gastronomia, krejt kjo për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë COVID-19, ku ditëve të fundit patëm rritje të numrit të rasteve me të infektuar.
Por, qytetarët, derisa një masë e tyre u nisën drejt Shqipërisë për t’i shijuar rrezet e diellit të këtij nëntori, të tjerët ua mësynë parqeve.
Mjaftë i frekuentuar ishte edhe Parku i Gërmisë, nga IndeksOnline ka raportuar dhe sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin turma të mëdha njerëzish.
Por, s’ka vonuar as reagimi i institucioneve gjegjëse.
Policia e Kosovës, ka dalë menjëherë në vendngjarje ku ka shpërndarë qytetarët, ku tashmë Gërmia ka mbetur bosh, duket vetëm natyra dhe pejsazhi i kësaj pjese të kryeqytetit./Indeksonline



