75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / C E

Zbrazet palestra dhe ekipet dalin në ngrohje, gjithçka gati për të filluar pjesa e dytë e finales

Gjithçka është gati për të vazhduar pjesa e dytë e finales së Superkupës së Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Basketbollistët e të dy skuadrave tashmë kanë dalë për të bërë ngrohjet.

Pjesa e dytë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, si dhe grupeve “Plisat” e “Torcidat” që ishin të pranishëm në pjesën e parë.

Zbrazja e palestrës është bërë për shkak se grupet e tifozëve u përplasen mesvete me të përfunduar pjesa e parë.

Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll me rezultatin 28:23 në favor të Prishtinës.