75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / k.v

Zbrazet parkingu i MPB-së, shkak protesta e veteranëve (Foto)

Parkingu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveqla është zbrazur sot nga policia në prag të protestës së thirrur nga veteranët e luftës, raporton IndeksOnline.

Ani pse protesta nuk do të zhvillohet afër kësaj ministrie, këtë veprim, policia e ka bërë për shkaqe sigurie pasi që në kohën e pandemisë, rrethojat e këtij parkingu, ishin larguar me vendim të ministrit Sveqla.

Policia ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga veteranët e luftës./IndeksOnline/