Zbresin “luanët” e Kosovës në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës fillon stërvitjet para ndeshjeve të qershorit.
Sot dhe zyrtarisht futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë grumbulluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ kanë filluar stërvitjen e parë para pak çasteve, shkruan IndeksOnline
IndeksOnline po përcjell nga afër stërvitjet e Kombëtares ku shihet një atmosferë e mirë mes lojtarëve.
Kujtojmë se Kosova në miqësore do të takohet me San Marinon me 1 qershor, ndërsa me 6 qershor e pret Maltën.



