09:10 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / L K

Zbritet çmimi i naftës në Kosovë, benzina dhe gazi të pandryshuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.58 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka në rënie prej 2 cent për dizel, ndërsa i pandryshuar mbetet çmimi i benzinës dhe gazit.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës.