10:38 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Zbritjet 40% e bëjnë tollovi në Albi Mall

Dyqani “Zara” nga sot ka zbritje në 40 % në veshjembathje të caktuara në “Albi Mall”.

E siç duket qytetarët mezi kanë pritur që të shpenzonin paratë e tyre në dyqanet me zbritje.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnlinet shihet se është krijuar tollovi e madhe në “Albi Mall”, sidomos para hyrjes së “Zara”-s.

Numri i madh i qytetarëve është parë duke pritur para hymjes së “Zara”-s që të kryejnë shopingun pa respektuar masat ndaj parandalimit të Covidit-19. Ata nuk janë lejuar të hynin përnjëherë të gjithë për shkak të numrit të limituar në hapësira të mbyllura, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë e Kosovës pati njoftuar se qendrat tregtare dhe supermarketet nuk janë të lejuara që të zhvillojnë aktivitetin “Black Friday”.

“Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVIDI-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftimin që Ministria e Shëndetësisë e kishte bërë të premten./IndeksOnline/