22:18 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulim epokal në planetin Mars, NASA sjellë surprizën

NASA ka gjetur materie organike të ruajtura në Mars, gjë që sugjeron se dikur ka pasur jetë në këtë planet.

Dy studimet e reja zbulojnë detaje për ekzistencën e metanit dhe molekulave organike në planet, që mund të na ndihmojnë të kuptojmë gjeologjinë e pasur të planetit Mars.

Një ekip ka bërë një zbulim të rëndësishëm në përpjekjen për të kuptuar materien organikë të lashtë në Mars, gjë që dëshmon se e tre miliard e gjysmë vite më parë në Mars ka pasur burime jete.

Surpriza më e madhe ka qenë zbulimi i një sasie të madhe të metani në këtë planet. Metani thuhet se po ruhej nën sipërfaqen e planetit.
Në Tokë, shumica e metanit prodhohet nga burime biologjike, duke çuar në shpresën se kjo mund të sugjerojë që Planeti i Kuq të jetë më i gjallë nga se ne kemi menduar.

Temat: