75 Mall Live Search
06:59 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Zbulimi i 4 rasteve të reja me koronavirus/ Ministrja Manastirliu braktis studion e Opinion

Në studion e emisionit “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë duke shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2 rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri, kur papritmas erdhi një lajm se ishin identifikuar edhe 4 raste te reja infektimi duke e cuar numrin ne 6.

Pikerisht ky njoftim e ka bërë Manastirliun te braktisë me urgjencë studion për të rendur drejt mbledhjes së papritur të Task Forcës.