15:33 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Zbulimi i fundit: Pecetat e lagura për fëmijë, rrisin rrezikun për alergji në ushqime

Pecetat e lagura për bebe rrisin rrezikun e zhillimit të alergjive ndaj ushqimeve tek fëmijët. Kështu është bërë e ditur nga kërkimet e fundit të disa shkencëtarëve, transmeton Indeksonline.

Reaksionet e prodhimeve të përditshmeve si arrat, vezët, soja, mund të vijnë si pasojë e pecetave për fëmijë.

Kërkuesit besojnë se alegjitë vijnë për shkak të një përbërësi të sapunit që gjendet në pecetat e lagura të bebave, i njohur si lauril sulfat natriumi që kur qëndron në lëkurën e foshnjave, prishë barrierën mbrojtëse yndyrore, përcjellë Indeksonline.

Shkencëtarët u rekomandojnë prindërve që të ulin përdorimin e pecetave të lagura , dhe fëmijëve t`ua pastrojnë duart para se të ushqehen.

Rreth një në 13 fëmijë në SHBA vuajnë nga të paktën një alergji ushqimore, sipas Food Allergy Research & Education./Indeksonline/

Temat: