08:48 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbulimi i hershëm i sëmundjes së veshkëve, mund t’a mbajë nën kontroll atë

Prof.Dr.Ymer Elezi, kryetar i shoqatës së Nefrologëve të Kosovës foli me rastin e Ditës Botërore të veshkës. Ai fillimisht tregoi se, shoqata e Nefrologëve të Kosovës është formuar para 10 vitesh.

Sot më 8 mars në gjithë botën shënohet Dita Botërore e Veshkës, me këtë rast, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës organizon një varg aktivitetesh.

Duke pasur parasysh që sivjet Dita Botërore e Veshkës korrespondon me ditën e gruas, manifestimet, me theks të veçantë, do të kenë për qëllim ruajtjen e shëndetit tek femrat si dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

“Sot në ora 10.00 në sheshin “Nëna Terezë” aktivistët e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t’i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave”, tha ai.

Gjithashtu, do të ofrohet matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët.

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës bën thirrje që të kontribuojmë të gjithë së bashku në mënyrë që sa më shumë ta ngrit vetëdijen e qytetarëve, e sidomos të femrave, për kujdesin ndaj veshkave, pasi që Dita Botërore e Veshkës këtë vit shënohet me 8 Mars, Ditën e gruas. Si rezultat, kjo është një garanci për një shëndet më të mirë, për një shtatzënësi më të shëndoshë si dhe për një jetë më të mirë, sepse sëmundjet e veshkave mund të shërohen ose së paku të mbahet nën kontroll.

Kosova, sipas tij, sot ballafaqohet me një mungesë të theksuar të nefrologëvë, por as infrastruktura nuk është në nivelin e duhur. /RTK/

Temat: