Zbulimi i laboratorëve të drogës, Bajqinovci: Qeveria e vendosur t’i luftojë grupet kriminale

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka folur pas aksioneve të Policisë në vend ku u zbuluan e shkatërruan laboratorët e drogës.
Ai thotë se Qeveria është e vendosur t’i luftojë grupet kriminale dhe çdo formë të kontrabandimit në vendin tonë, raporton Indeksonline.
“Qeveria është e vendosur t’i luftojë grupet kriminale dhe çdo formë të kontrabandimit në vendin tonë. Vullneti politik është duke u operacionalizuar në funksion të sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Vetëm duke u treguar të pakompromistë me elementet kriminale dhe ilegale ne do të jemi në gjendje që të jemi llogaridhënës ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin për ta bërë ndryshimin prej qeverisjeve të kaluara. Vetëm gjatë ditës së hënë në veri të Kosovës, është zbuluar një laborator për kultivimin e substancave narkotike. Organet tona të rendit kanë shkatërruar laboratorin dhe drogën e konfiskuar”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit./Indeksonline/