10:18 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbulimi i ri, shpiken vathë kontraceptivë

Shkencëtarët kanë zhvilluar një formë të re për kontrollimin e shtatzënisë – një palë vathë kontraceptivë.

Vathët në fjalë janë të mbushur me hormone sintetike të cilat kalojnë nëpër lëkurën e veshit në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Hormonet pastaj veprojnë në të njëjtën mënyrë si ato që gjenden në pilulën kontraceptive – duke parandaluar shtatzëninë.

Ideja është që të përmirësohet besueshmëria tek kontraceptivët, pasi vathët eliminojnë nevojën për të mbajtur mend konsumimin e përditshëm të pilulës.

Detajet e shpikjes nga kimistë në Institutin e Teknologjisë të Gjeorgjisë në SHBA janë të përshkruara në edicionin e fundit të Revistës “Controlled Release”.