Zbulimi që shokoi rrjetin/ Ish-partnerja serbe e Labinot Rexhës reagon ashpër në gjuhën shqipe (Foto)
Stefana Stoiljkoviq, ish-partnerja serbe e këngëtarit kosovar Labinot Rexha, ka reaguar mbrëmë vonë lidhur me mënyrën se si disa media kanë publikuar fotografinë e një djali që pretendohet të jetë fëmija i këngëtarit.
Reagimi i Stefanës është bërë në gjuhën shqipe, ku ajo shpreh indinjatën e saj për publikimin e fotos pa censurë dhe pa pëlqimin e saj, në televizionin publik, shkruan IndeksOnline.
“A e dinë ata që lejuan dhe postuan një fotografi pa censurë në televizionin publik, pa lejen time, se çfarë dënimi kanë?! Së pari nga Zoti, pastaj nga ligji. Është fëmija im, unë e di”, ka shkruar ajo.
Nga ana tjetër, bashkëshortja aktuale e Labinot Rexhës kishte mohuar më herët zërat se këngëtari ka pasur ndonjë aferë dashurie me një femër tjetër.

Megjithatë, vetë Stefana Stoiljkovic ka publikuar më parë fotografi familjare, ku shihet së bashku me Labinot Rexhën dhe djalin, duke nxitur edhe më shumë reagime dhe diskutime në opinionin publik./IndeksOnline/

