75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Z S

Zbulohen 2 raste kultivimi narkotikësh, asgjesohen 2200 bimë kanabis

Policia në Vaun e Dejës ka evidentuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, konkretisht në fshatin Vig.

Në dy zona të shpyllëzuara të këtij fshati u zbuluan 2200 bimë të dyshuara si kanabis të kultivuara në tokë, si dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë të mbjellë në kubikë, raporton Euronewsalbania.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se një pjesë e bimëve dhe fidanëve u sekuestrua, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vend përmes djegies.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve dhe fidanëve.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/