75 Mall Live Search
20:51 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zbulohen 3 laboratorë droge dhe 17 milionë doza, operacioni i vitit në Meksikë

Një operacion i përbashkët i ushtrisë dhe policisë, në shteti verior të Sinaloa, në Meksikë, çoi në zbulimin dhe shkatërrimin e 3 laboratorëve që përdoreshin për prodhimin e lëndës narkotike sintetike të lloji metamfetaminë. Zyrtarët bëjnë me dije se sekuestruan 17 milionë doza drogë të kristalizuar, duke e cilësuar operacionin si një ndër më të mëdhenjtë gjatë këtij viti.

Metamfetamina e kristalizuar është një lloj shumë e fortë droge. Kjo substancë e ndaluar trafikohet kryesisht drejt SHBA, i cili është dhe tregu më i madh i lëndëve narkotike.

Sipas DEA, pjesa më e madhe e metamfetaminës që gjendet në SHBA është prodhuar në mënyrë klandestinë në Meksikë.

Zyrtarë të shtetit të Sinaloa tregojnë se zbulimi i 3 laboratorëve u bë gjatë një patrullimi të agjentëve në një zonë rurale. Por tashmë policia po përdor dhe teknologjinë e dronëve me sensorë nxehtësie për të gjetur këto vende të paligjshme ku prodhohet droga.