12:06 / E Enjte, 17 Mars 2022 / B O

Zbulohen 4000 objekte të trashëgimisë kulturore në një shtëpi në Tiranë, dyshohet se janë vjedhur në…

Rreth 4,000 objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore janë zbuluar në një banesë në Tiranë.

Policia thotë se ka arritur të zbulojë objektet pas një informacioni, ndërsa tashmë po punohet me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin dhe përcaktimin e origjinës së tyre.

Objektet dyshohet të jenë pjesë e artit kishtar.

“Nga specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme ne DVP Tiranë pas një informacioni dhe verifikimesh disa ditore zbulohet një banesë ku gjendeshin rreth 4000 objekte, një pjesë e mirë e të cilave dyshohet të jenë objekte të trashëgimisë kulturore.

Vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoni Veriore. Arrestohet një person me iniciale A.K”, njofton policia.