Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri të La Ligas

La Liga ka zbuluar orarin e ri të sezonit 2025/26.
Çfarë i intereson më shumë fansave të elitës së futbollit spanjoll, padyshim që është “El Clasico”, shkruan Indeksonline
Real Madrid dhe Barcelona do luajnë dy herë brenda një sezoni dhe tashmë datat janë këto:
Më 25 ose 26 tetor në “Santiago Bernabeu” dhe më 9 ose 10 maj në “Camp Nou”./Indeksonline/