75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 18 Prill 2021 / A. A

Zbulohen detaje nga dhuna në Ferizaj, gjyqtari u godit me boks në kokë

Ndeshja ndërmjet Ferizajit dhe Ulpianës është ndërprerë në minutat shtesë te rezultati 0-1.

Kjo ndodhi pasi një tifoz ushtroi dhunë në gjyqtarin Petrit Rama.

Një futbollist i Ulpianës ka rrëfyer ngjarjën për Indeksonline.

“E kam pa me sytë e mi kur tifozi hyri në fushë dhe e goditi me boks në kokë gjyqtarin. Më pas policia intervenoi dhe ne shkuam në zhveshtore. Nuk e di nëse ishte ndërprerje e lojës apo gjyqtari e përfundoi por ne ishim në epërsi 1-0” u shpreh një futbollist i Ulpianës për Indeksonline.

/Indeksonline/