75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Zbulohen detaje nga performanca e Ronelës në Eurovision: Do të jetë moderne dhe bombastike

Ronela Hajati është në përfundim e sipër të përgaditjeve për performancën e saj në Eurovision.

Artistja do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë garë, me këngën “Sekret”.

Ndërkohë, stilisti i saj, Niko Komani ka ndarë disa detaje mbi atë se si do të jetë performanca e artistes.

Në emisionin “FriendZone” Komani ka thënë se performanca e Ronelës do të jetë moderne dhe bombastike.

“Është totalisht diçka tjetër. Do të jetë diçka tepër moderne. Do të jetë një Ronela bombastike, do të kërcejë më shumë se tek festivali. Ronela do të “çmendet”. Klaudia Pepa po merret me koreografinë. Performanca nuk do të ketë asnjë lidhje me performancën që pati në festival. Është një koncept ndryshe. Për veshjen finale ende nuk kemi arritur në përfundim sepse janë katër veshje dhe do të shikojmë se cila është idealja” , tha Komani.

Festivali i Eurovisionit do të mbahet nga 10 deir më 14 maj./Indeksonline/