Zbulohen detaje të reja nga dasma mbretërore
Princ Harry dhe Meghan Markle, pak javë para dasmës së tyre, kanë zbuluar disa detaje të reja.

Pallati mbretëror ka njoftuar se ceremonia do të nisë në mesditë, ndërsa Arqbishopi i Canterburry, Justin Webly, do të celebrojë çiftin.
Sipas njoftimit të Pallatit Mbretëror, rreth orës një të drekës çifti do të nisë një parakalim me karrocë me kuaj, ndërkohë që menjëherë pas tij, do të mbahet eventi festiv në hollin e St George’s Chapel së bashku me të ftuarit.
Më pas në mbrëmje, Princ Harry dhe Meghan Markle, do të organizojnë një ceremoni private, ku të ftuar do të jenë miqtë më të ngushtë dhe familjarë të çiftit.
Mbretëresha dhe e gjithë familja mbretërore do të jenë të pranishëm në ceremoni. Familjarët e Meghan gjithashtu do të jenë pjesëmarrës.