15:55 / E Martë, 15 Mars 2022 / B O

Zbulohen detaje të reja të kaluarës kriminale të Abramovich, akuzohet për grabitje, vjedhje, rrëmbim, mashtrim!

BBC ka zbuluar detaje të reja për pasurinë e pandershme të Roman Abramovich. Gjiganti mediatik zbulon prova të reja për marrëveshjet korruptive që e bënë miliarder oligarkun rus.

Abramovich u bë miliarder pasi bleu një kompani nafte nga qeveria ruse në atë që BBC Panorama tha se ishte një ankand i manipuluar në vitin 1995.

Abramovich pagoi rreth 250 milionë dollarë për Sibneft, para se të ia shiste biznesin qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në vitin 2005 me një aferë korruptive.

Bosi rus thuhet se është i përfshirë edhe në grabitjen e trenit të mbushur me naftë në vitin 1992.

I njëjti është i përfshirë në rrëmbimin e një konkurrenti kinez në vitin 2002. Abramovich thuhej se ka bashkëpunuar me Moskën zyrtare për të kryer këtë rrëmbim./Indeksonline/