13:22 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbulohen detaje të reja të sezonit të fundit të Game of Thrones

Teksa po afrohet sezoni i tetë i Game of Thrones, çdo ditë e më shumë po publikohen informacione lidhur me këtë edicion.

Së pari, janë publikuar disa pamje nga gjashtë episodet e ardhshme, ndërsa tani aktori Vladamir Furdik, në një intervistë ka zbuluar një detaj mjaft interesant.

Ai tha se në këtë sezon do të jenë një karakter të veçantë e dinak në të njëjtën kohë.

“Njerëzit do të shohin se ai ka një objektiv që dëshiron të vrasë dhe do të zbuloni se kush është ai”, tha aktori.

Sezoni i fundit i Game of Thrones do të shfaqet me 14 prill./Indeksonline/