18:17 / E Martë, 09 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zbulohen detajet e marrëveshjes mes Juventusit dhe Frankfurtit për Kostic

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Filip Kostic mund të llogaritet si futbollist i Juventusit.

Gazetari nga “Sky Sports Germany”, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se marrëveshja thuajse është e përfunduar, pas negociatave intensive që u zhvilluan të hënën.

Plettenberg bëri të ditur se kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar.

Eintracht Frankfurti thuhet se do të pranojë një ofertë prej 17/18 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Juventusi thuhet se dëshiron të pengojë Kosticin për të luajtur kundër Real Madridit të mërkurën, në finalen e Superkupës së Evropës.

Dhe, sipas gazetarit gjerman, 29-vjeçari nuk do të udhëtojë me ekipin sot drejt Helsinkit të Finlandës, atje ku do të zhvillohet finalja.

Kujtojmë se mesfushori serb kishte arritur marrëveshje personale me Juventusin në qershor për një kontratë 3-vjeçare.