09:25 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / V R

Zbulohen detajet, xhirimet për “Black Panther 2” pritet të vazhdojnë në korrik 2021

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me filmin e ardhshëm Black Panther 2, xhirimet e të cilit u ndaluan pas vdekjes së yllit Chadwick Boseman.

Vazhdimi ishte vendosur të fillonte prodhimin në mars 2021, por planet për filmin u vunë në pritje pasi Chadwick vdiq papritur pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

THR raporton se Black Panther 2 tani do të fillojë xhirimet në korrik 2021 dhe prodhimi do të vazhdojë në Atlanta.

Asnjë plan nuk është zbuluar ende se si Marvel do të procedojë pa Chadwick , por një anëtar i ri i kastit është gjetur për vazhdimin. 

Tenoch Huerta, i cili është më i njohur për punën e tij në serinë Netflix Narcos: Meksikë , është në bisedime për të luajtur “një nga antagonistët” në Black Panther 2 , sipas THR .

Lupita Nyong’o , Letitia Wright , Winston Duke dhe Angela Bassett do të kthehen të gjithë për vazhdimin dhe roli i Letitia pritet të jetë më i spikatur.