Zbulohen disa “tradhëti” të Bill Gates, sa ishte i martuar me Melindan

Ka qenë shokues lajmi i parë disa ditëve se martesa e Bill dhe Melinda Gates ka marrë fundin. Çifti i njohur dhe i moshuar ka vendosur të divorcohet. Miliarderi i njohur ka thënë se ishte një lidhje pa dashuri.
Por, mediat amerikane zbulojnë se Gates ishte lakmitar në femra të tjera ndër vite.
Në vitin 2006, Bill kishte ngacmuar një punonjëse të Microsoft duke i kërkuar një darkë romantike, shkruan Indeksonline.
“Nëse kjo ju bën që mos të ndiheni rehat, bëhuni sikur nuk ka dëgjuar asgjë” i kishte thënë Bill Gates asaj në email.
Një rast tjetër dyshues është kur Bill Gates kishte udhëtuar në NYC me një grua që punonte për fondacionin Bill dhe Melinda Gates.
Bill dyshohet se kishte për disa vjet marrëdhënie jashtëmartesore me një inxhiniere të Microsoft./Indeksonline/