75 Mall Live Search
22:34 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / F.R

Zbulohen email-et e Angelina Jolie gjatë betejës ligjore me Brad Pitt, çfarë shkruante aktorja

Angelina Jolie ka rrëfyer se beteja e gjatë ligjore me Brad Pitt për kantinën e verës Château Miraval po e shkatërron emocionalisht dhe fizikisht. Kjo del nga emaile të saj të brendshme, të publikuara së fundmi si pjesë e dosjeve gjyqësore.

Sipas dokumenteve të siguruara nga USA Today, në një email të majit 2021, ylli i “Maleficent” i shkruante menaxherit të saj financiar:

“Duhet t’i largoj të gjitha streset. Sinqerisht ndjej sikur po sëmurem nga meraku. Do të doja të flisnim për një mbështetje më të mirë. Dhe të mos vazhdojmë marrëdhënie që ti i sheh se më shkaktojnë stres.”

Në të njëjtin email, ajo duket se i referohet edhe vëllait të saj, James Haven:

“Situata financiare si ajo me Jamie, ku unë vetëm jap e jap dhe nuk marr as edhe një ‘faleminderit’… është thjesht e gabuar.”

Në dokumente përfshihet edhe një email i nëntorit 2023, i dërguar nga avokatët e Jolie-t, të cilin ekipi ligjor i Pitt-it e ka paraqitur në gjykatë më 29 tetor, sipas People. Në të, ata i referohen një padie të supozuar prej 35 milionë dollarësh kundër aktores 50-vjeçare.

“Natyrisht, barra e çdo procesi është rezultat i veprimeve të z. Pitt ai po e padit znj. Jolie për 35 milionë dollarë dëmshpërblim,” –shkruajnë avokatët.
Si pasojë, ai duhet të përballojë kostot për të prodhuar dokumentet që do të tregojnë (ose jo) këto dëme.”

Një email tjetër, i tetorit 2023, sipas tyre, konfirmon se Pitt po kërkon “dëmshpërblime të vazhdueshme për dëme të pretenduara ndaj operimit të Miraval-it”.

Po në këtë korrespondencë, ekipi i Jolie-t i referohet edhe asaj që e përshkruan si:

“Refuzimin e vazhdueshëm të Pitt-it për të dorëzuar dokumente mbi arsyet pse i duhej një NDA (marrëveshje mos-zbulimi) katërvjeçare që mbulon sjelljen e tij personale.”

Sipas tyre, këto dokumente janë “në zemër të çështjes” dhe “duhet të dorëzohen”.

Sipas USA Today, depozitimi i fundit prej 286 faqesh në gjykatën e Los Anxhelosit është pjesë e përpjekjes së avokatëve të Pitt-it për të marrë kopjet e email-eve të Jolie-t të lidhura me shitjen e aksioneve të saj në Miraval në vitin 2021.

Ekipi i Angelina Jolie-t është mbrojtur duke kërkuar sekret profesional avokat-klient dhe ka refuzuar t’i dorëzojë.

Pitt, 61 vjeç, e ka paditur ish-bashkëshorten në vitin 2022, duke pretenduar se ajo ka shitur pjesën e saj të kantinës në kundërshtim me një marrëveshje të supozuar mes tyre që ndalonte secilin të shiste pa miratimin e tjetrit.

Jolie e ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë dhe është kundërpërgjigjur me padi, duke e akuzuar aktorin e “Once Upon a Time in Hollywood” për një “luftë hakmarrëse” ndaj saj.

Sipas saj, Pitt refuzoi të blinte pjesën e saj në Miraval për shkak se ajo nuk pranoi të firmoste një NDA që do t’ia ndalonte të fliste për një incident të pretenduar në një fluturim privat në vitin 2016.

Incidenti në avion dhe akuzat e rënda