13:14 / E Enjte, 19 Maj 2022 / MSH

Zbulohen emrat e dy kandidatëve për president, të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar gjatë  mbledhjes së sotme, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, emrin e Leonard Demit, si kandidat për President.

Kujtojmë se Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.

Ai  ka qenë gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha, ka propozuar Arben Çejkun si kandidat për  President të Republikës së Shqipërisë. Ky i fundit ka qenë ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Bledion Nallbati ka propozuar Dritan Demirajn si kandidat të mundshëm për të qenë në krye të shtetit. Ai ka qenë ish-ministër i Brendshëm dhe ish-komandant i Forcave Speciale të Shqipërisë.