13:30 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Zbulohen emrat e kandidatëve për president të Barcelonës

Pas gjashtë vjetësh në krye të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dha dorëheqjen, duke e lënë zbrazët vendin e nurit një të klubit katalonas.

Carles Tusquetsi, do ta drejtojë klubin deri në janar të vitit të ardhshëm kur edhe do të zgjidhet presidenti i ri i klubit.

Font, Freixa, Farré, Benedito, Alà janë pesë personat, që kanë bërë të ditur kandidaturën për të drejtuar klubin e Barcelonës derisa Juan Laporta ende nuk e ka zyrtarizuar.

Victor Font mbetet favoriti për t’i fituar zgjedhjet derisa ka premtuar se do të sjellë Xavin në krye të shtabit teknik në rast dështimi të Koemanit. /IndeksOnline/