75 Mall Live Search
15:14 / E Martë, 21 Tetor 2025 / P M

​Zbulohen eshtra në Hajvali, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta e fundit

Sot, janë gjetur mbetje mortore të katër personave, që dyshohen të jenë të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet po vazhdojnë ende në varrezat e Hajvalisë në Prishtinë.

Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, kryesuesi Andin Hoti ka bërë të ditur se gërmimet janë bërë në 24 lokacione.

Hoti ka thënë se jo medoemos në lokacione ku gërmohet ka persona të zhdukur, andaj familjaret e personave të zhdukur nuk duhet të shqetësohen.

Ndërkohë, Kushtrim Gara ka thënë se në ketë lokacion është germuar edhe më herët, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti ka theksuar se gërmimet kanë nisur dje dhe se mbetjet janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.