17:27 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohen futbollistët më të shpejtë tek Arsenali – dhe ka rezultate shokuese

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është treguar më i shpejti në sprint tek klubi londinez, por ju mund të befasoheni me disa nga mbrojtës, të cilët janë tejet të shpejtë.

Reprezentuesi i Gabonit ka postuar ”bordin e fituesve”, i cili bazohet në shpejtësinë maksimale, teksa aty përfshihet edhe Matteo Guendouzi me një përqindje prej 93 në shpejtësinë maksimale.

Përforcimet e reja si Lucas Torreira dhe Mohamed Elneny janë në vendet e fundit në këtë aspekt, transmeton IndeksOnline.

Rezultatet në krye të listës mund të jenë të parashikueshme, por mbrojtësit, Sokratis dhe Shkodran Mustafi kanë arritur kohë befasuese në shpejtësi.

Kush mund ta besonte se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është më i shpejtë se Danny Welbeck, Alex Lacazette dhe Alex Iwobi.

Jo befasisht, Hector Bellerin është i dyti në këtë listë, derisa Iwobi dhe Rob Holding mbyllin top-gjashtshën./IndeksOnline/

Aubameyang Laughing