Zbulohen makinat e Formula-s 1 për sezonin 2025, na pret një spektakël i vërtetë

Mbrëmë në një super “show” janë zbuluar makinat e Formula-s 1 për sezonin e ri 2025.
Të gjitha makinat kanë një ndryshim në dizajn dhe sigurisht edhe në motorët e tyre, shkruan Indeksonline
Sezoni i ri fillon më datat 26/28 shkurt, fillimisht me testime parasezonale në Sakhir të shtetit Bahrejn.
Më pas fillon spektakli i vërtetë, gara e parë në Australi, më datën 14/16 mars.
Favoritët kryesor të këtij sezoni sigurisht që janë treshja e makinave, si: Mercedes, Red Bull dhe Ferrari, kjo e fundit tashmë në ekip ka një nga pilotët më të mirë në histori, Lewis Hamiltonin.
Gara e parë, pra nis në Australi, kurse ajo e fundit do të jetë në Duabi, saktësisht në Abu Dhabi më 5-7 dhjetor./Indeksonline/
All 20 drivers. One epic show. The class of Formula 1 in 2025 🤩#F175LIVE pic.twitter.com/slZnmLR3z1
— Formula 1 (@F1) February 18, 2025