Zbulohen masat, që do të zbatohen për mbajtje dasmash

Anulimi i dasmave për këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19 ka nxitur debate të shumta.
Madje pak ditë më parë është organizuar edhe një protestë nga këngëtarët dhe gastronomët që kërkonin rifillimin e dasmave dhe ahengjeve.
Mbrëmë u tha se dasmat, do të rifillojnë më 1 korrik, por sot kryeministri Hoti deklaroi se Qeveria ende nuk ka një vendim të prerë për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.
Hoti tha se më 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe të hotelerisë do të takohen me Komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin Covidit- 19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.
I pyetur për këtë Visar Demolli nga Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit, për Indeksonline u shpreh se ata kanë parë postimin e Hotit, por realiteti është që më 1 korrik do të fillojë 100% hapja e sezonit të dasmave.
“Po e pamë si postim. Realiteti është që me datë 01.07.2020 fillon 100% sigurt hapja e sezonit te dasmave. Por ne e kemi publiku më herët si lajm shkaku që duhet me u përgatit pronarët e restoranteve me sistemin e përgatitjeve të stafin shërbyes etj”, u shpreh Demolli për Indeksonlinen.
Pastaj ai ka treguar edhe për masat që do të merren gjatë dasmave dhe ahengjeve, duke deklaruar se në secilin organizimi do të ketë tunel dezinfektues, dezinfektime në hyrje të restoranteve dhe dezinfektues duarsh nëpër tavolina.
“Masat që janë parapa janë: Tuneli dezinfektues , dezinfektimet ne parahymje të restoranteve , dezinfektime duarsh neper tavolina, kamerierët me doreza pambuku , etj në kuzhina masat janë të arsyeshme dhe me kujdes për pranimin e mallrave dhe shërbimin e tyre”, tha Demolli.
Ndërkohë, lajmin për rifillimin e dasmave dhe ahengjeve e kanë mirëpritur edhe artistët./Indeksonline/