15:34 / E Enjte, 12 Janar 2023 / B O

Zbulohen mesazhe të turpshme ku bordi i Barcelonës e ofendonte rëndë Messin: Xhuxh hormonal, miu i kanalizimeve…!

Mesazhe skandaloze dhe tejet ofenduese priten të publikohen nga një portal spanjoll i afërt me Barcelonën. “ElPeriodico.Com” ka filluar publikimin e disa mesazheve në WhatsApp ku shihen ofendime edhe ndaj Messit.

Kjo tregon raportet e këqija që kishte bordi dhe presidenca e kaluar e Barcelonës me yjet e skuadrës. Bartomeu, Òscar Grau, Jordi Moix, Oriol Tomás, David Bellver, Pancho Schroder dhe Javier Sobrino ishin pjesë e grupit të WhatsAppit ku ofendohej Messi.

“Barto, vërtet, nuk mund të jesh një njeri kaq i mirë me këtë miun e kanalizimeve.

Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai është përkushtuar për të shënuar një diktaturë transferimesh, transferimesh, rinovimesh, patronësh (sponsorësh) vetëm për të” ishte një nga mesazhet ofendues ndaj Messit.

Në një bisedë, Messi quhej nga bordi edhe si xhuxh hormonal.

Gerard Pique është cilësuar gjithashtu si “një bir i madh kurve” menjëherë pas humbjes së rëndë kundër Bayernit me 2-8.

Ofendime kishte edhe ndaj Jordi Albas e Sergio Busquets./Indeksonline/