Zbulohen pamjet e para të Golf 9
Në një takim të Volkswagen në Wolfsburg këtë javë u prezantua në formë siluete gjenerata e re Volkswagen Golf 9.
Nga prezantimi u pa se dizajni do të jetë shumë i ngjashëm me modelin aktual, duke ndjekur qasjen e shefit të dizajnit Andreas Mindt, e cila tashmë është përdorur te Volkswagen Polo.
Volkswagen duket se po heq dorë nga strategjia e modeleve krejtësisht të ndryshme me benzinë dhe elektrike, siç ndodhi me Volkswagen ID.3. Golf 9 me motor me djegie të brendshme mund të prodhohet edhe për shumë vite, ndërsa një version elektrik pritet më vonë.
Në brendësi, kompania planifikon të rikthejë butonat fizikë në timon dhe në panelin e komandave, duke ulur varësinë nga ekranet me prekje.

