Zbulohen shifrat milionëshe, kaq para përfiton Messi për të promovuar Arabinë

Leo Messi ishte së fundmi në Arabinë Saudite në një udhëtim që i kushtoi atij me dënim me ndeshje dhe në pagë për moslojen e dhënë nga skuadra franceze.
Por duket se gjoba e dhënë nga PSG është e vogël nga shuma që argjentinasi fiton nga marrëveshja që ka me Arabinë Saudite për promovimin e shtetit.

Messi nënshkroi një kontratë në qytetin e Jeddah në maj të vitit 2022 për të cilën fitoi 7.5 milionë euro në vit për promovimin e turizmit me vendin mysliman.
Por marrëveshja e promovimit është shtyrë për shkak të pandemisë dhe Messi është aktivizuar në vitin e fundit me reklama për promovimin e Arabisë.

Kontrata prej 7.5 milionë euro në vit përdor imazhin e argjentinasit për të promovuar turizmin në mbretërinë saudite përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe gjithashtu përmes rrjeteve sociale të Messit.
Në kontratën e publikuar thuhet se në rast se njëra palë e shkel marrëveshjen, pala tjetër do të përfitoj kompenzim financiar po aq sa është shuma e marrëveshjes./Indeksonline/
