75 Mall Live Search
19:54 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Zbulohen shkaqet e vdekjes së papritur të Princeshës së Austrisë

Princesha Maria Petrovna vdic papritmas në moshën 31 vjeçare nga aneurizma kardiake.

Princesha Maria Petrovna Galitzine , e cila ishte një pasardhëse e Perandorit Karl I dhe Zita de Borbon-Parma së Austrisë, ndërroi jetë vetëm gjashtë ditë larg nga ditëlindja e 32-të, pasi vuajti nga një aneurizëm i papritur kardiak, sipas nekrologjisë së saj.

Ajo lindi në 1988 nga Princi dhe Princesha Piotr Galitzine në qytetin e Luksemburgut. 

Familja e saj më vonë u shpërngul në Moskë, ku ishte shkolluar në Shkollën Gjermane të Moskës. Më vonë gjatë jetës, ajo u vendos në Shtetet e Bashkuara në zonën e Houston, Texas me burrin e saj, Rishi Roop Singh, një kuzhinier me bazë në Houston. Ajo la pas vetës një djalë dy vjeç.

Princesha Maria ndërroi jetë në 4 maj të vitit 2020 dhe u varros të premten e kaluar./Indeksonline/