Zbulohen tri klubet e mëdha franceze që janë interesuar për Zhegrovën

Edon Zhegrova shihet si një ndër talentet më premtues të futbollit kosovar.
Ylli i përfaqësuese së Kosovës është pjesë e Baselit në Zvicër, ndërkohë që vet skuadra zvicerane nuk është e gatshme ta blejë kartonin e plotë të tij.
Interesimi për futbollistën kosovar ka nisur të shtohët dhe sipas mediave franceze raportohet se tri klube janë vënë pas tij, shkruan IndeksOnline.
Bëhet fjalë për Marseillen, Lillen dhe Nantesin.
Kujtojmë që më herët edhe menaxheri i 21-vjeçarit, Mark Van Oselar, ka zbuluar se Franca mund të ishte destinacioni ideal për Zhegrovën, teksa së fundmi janë zbuluar edhe emrat e skuadrave të interesuara./IndeksOnline/