75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Zbulohen tunele të fshehta nën burgun e Alkatrazit

Arkeologët konfirmuan një dyshim të gjatë të historianëve dhe thonë se burgu i njohur Alkatraz u ndërtua gjatë një fortifikimi ushtarak të epokës së Luftës Civile.

Studiuesit gjetën një sërë strukturash dhe tunelesh nën oborrin e burgut të Alkatrazit, i cili dikur mbante Al Caponen.

Një studim i publikuar javën e kaluar në “Near Surface Geophysics” tha se arkeologët përdorën skanime të lundrimit në terren dhe radar, poashtu harta historike dhe fotografi. Ata gjetën struktura të varrosura plotësisht, magazina të municioneve dhe poashtu tunele.

“Kjo me të vërtetë ndryshon pamjen e gjërave”, tha për PBS, autori i studimi Timothy de Smet, një arkeolog në Universitetin Binghampton, transmeton IndeksOnline.

Arkeologët po planifikojnë më shumë studime për të zbuluar se çfarë tjetër qëndron nën sipërfaqe.

Historianët besojnë se punimet janë bërë mbi strukturat ekzistuese kur burgu është ndërtuar në shekullin e 20-të.

Alkatraz erdhi në vëmendjen e qeverisë së SHBA pasi mori kontrollin e Kalifornisë nga Meksika në vitet 1840. Vendndodhja e saj në Gjirin e San Franciskos bëri atë tërheqës për qëllime ushtarake të fortifikimit.

Gjatë Luftës Civile, Alcatraz ishte burgu zyrtar ushtarak për Bregun Perëndimor.

Në vitet 1930, të burgosurit e parë federalë – të konsideruar nga mediat si më të këqijtë – filluan të vinin. I burgosuri i fundit u largua në vitin 1963. /IndeksOnline/