75 Mall Live Search
16:53 / E Martë, 29 Qershor 2021 / k.v

Zbulohet agjenda e konventës së PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri

Të shtunën, me 3 korrik do të mbahet konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se konventa do të nis në orën 09 e 30 minuta dhe do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.

Deri më tani ka vetëm një kandidat për kryetar të PDK-së. Memli Krasniqi ka shfaqur ambiciet për të qenë në krye të PDK-së.

Rikujtojmë se PDK ishte prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes nga Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë pasi akuzohet për krime lufte./IndeksOnline/