75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / AR

Zbulohet arsyeja e ardhjes së Loredanës në Kosovë

Loredana Zefi është reperja që njihet ndërkombëtarisht.

Ajo vazhdon të sjellë projekte të ndryshme muzikore, me të cilat arrin të rrëmbej miliona klikime në kanalin “Youtube”, shkruan Indeksonline.

Ditë më parë ajo tregoi se gjendet në Prishtinë, duke publikuar disa imazhe nga kryeqyteti.

Por, cila është arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë?

Burime të “Prive” zbuluan se kësaj radhe nuk është në pyetje ndonjë projekt nga ajo.

Sipas tyre ajo erdhi në Kosove për vizitë, duke takuar të afërmit e saj./Indeksonline/