75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / AR

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Gigi Hadid e DiCaprio?

Mesa duket marrëdhënia ‘on&off’ mes Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio-s ka marrë fund, të paktën këtë thonë burimet për Us Weekly.

Një person anomin zbuloi edhe arsyen e ndarjes, e cila erdhi si një vendim nga ana e modeles.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Gigi i dha fund lidhjes me Leo DiCaprio-n


Sipas burimit, DiCaprio e shihte veten në një marrëdhënie me Gigi-n, por modelja nuk mendonte se marrëdhënia e saj me aktorin do të kishte të ardhme, për shkak se prioriteti i saj kryesor është vajza 3-vjeçare Khai, por edhe jeta e aktorit është një motiv i rëndësishëm.
 
Personi anonim u shpreh: “Gigi nuk do që i dashuri i saj të dalë nëpër club-e, të jetë në çdo event dhe duke punuar gjatë gjithë kohës. Ajo do dikë që ta ketë përkrah, një partner”, duke shtuar se nuk do të dalë me dikë me të cilin s’e ka seriozisht. Qëllimi i modeles është që të dalë me një person “të denjë” për t’ia prezantuar të bijës.Kjo mund të jetë arsyeja pse Gigi i dha fund lidhjes me Leo DiCaprio-n

“Ajo dhe DiCaprio janë në stade të ndryshme, fizikisht dhe emocionalisht”, theksoi burimi. “Ata të dy udhëtojnë shumë, duke marrë parasysh profesionet e tyre. Por, Gigi po merr përsipër më shumë punë që e lejojnë të kalojë kohë me vajzën. Leo, nga ana tjetër, udhëton shumë dhe do që të festojë. Këtu vjen pjesa e tundimit që e shqetëson Gigi-n”.ADVERTISING

Hadid dhe DiCaprio janë ndarë me mirëkuptim dhe ende mbajnë kontakte me njëri-tjetrin. Sipas burimit, Gigi “ende e do si mik dhe si person. Ata mund të kenë ndarë rrugët, por janë miq dhe kanë edhe shumë shokë të përbashkët”.
 
Të dy, edhe Gigi, edhe Leo janë përfolur për romanca të tjera. DiCaprio është fotografuar duke u puthur me modelen Vittoria Cerreti në fillim të muajit, ndërsa sa i përket Gigi-t, ka zëra se ajo po del me Cole Bennet, producent muzikor.