Zbulohet arsyeja e supozuar se pse Selena duhej të fshinte videon ku qante

Selena Gomez ka fshirë videon e saj emocionale në të cilën ajo me lot flet për dëbimet masive të emigrantëve pa dokumente të planifikuara nga Donald Trump, sepse kishte frikë se mund të jepte përshtypjen e dobësisë – dhe se mund t’i kushtonte asaj me fansat republikanë të markës së saj të bukurisë. Kështu tha burimi i Rare Beauty për Daily Mail.
Përveç kësaj, burimi zbuloi se Selena vendosi të tërhiqej nga temat politike, transmeton Indeksonline.
“Ajo e kuptoi se nuk mund t’i rezistonte një kombi të mbështetur nga republikanët – shumë prej të cilëve janë klientë besnikë të markës së saj Rare Beauty”, tha burimi. “Pas kësaj drame, ajo vendosi të qëndrojë larg politikës dhe të fokusohet në rrugën e saj”, shtoi ai.
Kujtojmë se Selena e fshiu me shpejtësi videon e saj duke qarë nga Instagrami, por ishte koha e mjaftueshme për të shkaktuar reagime nga republikanët dhe mbështetësit e Trump. Kandidati për Senatin Amerikan, Sam Parker, ishte i pari që bëri thirrje publike për dëbimin e Selena Gomez, duke theksuar se sipas tij, “nuk duhet të ketë tolerancë për mbështetësit e palës së kundërt”./Indeksonline/
Selena Gomez picked illegals over America b/c she's the 3rd gen descendent of Mexican illegals who received citizenship in the '87 Amnesty. She has an entitlement attitude toward America, like her illegal g'parents. Maybe Selena should be deported, too?pic.twitter.com/yTXlwtckwH pic.twitter.com/2UR6FY8d5i
— Sam Parker 🇺🇸🧯 (@BasedSamParker) January 27, 2025