75 Mall Live Search
12:09 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsyeja se përse u fshinë të gjitha këngët e “Festivalit të këngës”, nga Youtube

Dy ditë më parë të gjitha këngët e “Festivalit të këngës” u fshinë papritur nga Youtube.

Asnjëra prej këngëve konkurrese nuk gjendeshin në kanalin e RTSH-së, as kënga fituese e Arilenës dhe as kënga me miliona klikime e Elvanës. Madje edhe kanali i RTSH-së nuk ishte i aksesueshëm.

Më në fund RTSH-ja ka reaguar, duke treguar se fshirja e këngëve ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik. Të kontaktuar nga “Anabel.al”, RTSH-ja bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.

Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e “Festivalit të këngës”.