75 Mall Live Search
23:54 / E Premte, 14 Mars 2025 / Gj. Sh

Zbulohet arsyeja përse Xhaka mungon në listën e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës zbuloi dje listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars.

Në listën e trajnerit Murat Yakin mungoi Granit Xhaka, shkruan Indeksonline.

Duket se mungesën në dy miqësoret e marsit, Xhaka e ka me arsye.

Sipas gazetarit sportiv, Arlind Sadiku, Xhaka po bëhet baba për herë të tretë dhe qëndrimi pranë familjes së tij këto ditë është arsyeja përse ai nuk do të grumbullohet me kombëtaren zvicërane.

Ndërkohë, në listën e “Helvetikëve” janë dy shqiptarë: Andi Zeqiri dhe Albian Hajdari.

Kujtojmë që Zvicra luan dy miqësore: fillimisht ndaj Irlandës së Veriut më 21 mars, pastaj ndaj Luksemburgut, më 25 mars./Indeksonline/