Zbulohet arsyeja pse Adele do të largohet nga muzika
Këngëtarja Adele thuhet se po mendon për zgjerimin e familjes. Burimet shumë pranë saj dhe Rich Paul treguab për “Life & Style” se një nga arsyet e largimit të Adele nga muzika është plani për një dasmë së shpejti dhe për një fëmijë.
“Nëse Adele mbetet shtatzënë para dasmës, ajo do ta quajë këtë një bekim,” u shpreh burimi “Ajo do që të fokusohet në marrëdhënien që ka me familjen, pasi prej kohësh dëshiron zgjerimin e saj.”
Kujtojmë që Adele e ka treguar dëshirën e saj për t’u bërë sërish nënë, pasi bëri publike lidhjen me agjentin sportiv të NBA, Rich Paul në vitin 2021.
“Dua një vajzë sepse e kam një djalë. Ndiej se ajo do jetë personi që do dua më shumë në botë, por edhe do ta kem inat më shumë se këdo. Këtë mendoj se do ndiej. Ajo do ma tregojë vendin gjithmonë, apo jo?” tha ajo në një prej shfaqjeve të saj, “Weekends with Adele” në Las Vegas.