75 Mall Live Search
08:02 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja se pse Dua Lipa s’mori pjesë në ”VMA”?

Dua Lipa  ka munguar në ceremoninë e dhënies së çmimeve të ”VMA”-s pavarësisht se ishte nominuar në kategori të rëndësishme.

Dhe si duket se prishja e makinës ka qenë arsyeja pse këngëtarja nuk arriti në kohë për eventin e madh i cili u organizua në New Jersey.

Sipas Daily Mail makina me të cilën ylli kosovar po udhëtonte iu prish goma dhe nuk arriti të rregullohej më kohë.

Këngëtarja e njohur u detyrua të ndalonte në një rrugë në Los Angeles, California të hënën në pritje të rregullimit të mjetit, derisa u pa në disponim jo të mirë.

Ndryshe, këngëtaret tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max ishin pjesëmarrëse në VMA./Indeksonline/