Zbulohet arsyeja pse familja Kardashian i fshiu fotot e Meghan dhe Harry-t nga Instagrami
Kim Kardashian ka zbuluar pse fotot e Meghan Markle dhe Princit Harry që ajo dhe nëna e saj Kris Jenner përdorën për të festuar 70-vjetorin e Kris në nëntor u fshinë nga Instagram.
Pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në festë, fotot e tyre u hoqën më pas nga Instagram, duke nxitur spekulime, shkruan People, transmeton Indeksonline.
Duke u shfaqur në podkastin e motrës së saj Khloe Kardashian, “Khloe in Wonderland”, Kim foli publikisht për herë të parë për atë që motrat e kanë quajtur “Photogate”. “Në fakt ishte plotësisht e pafajshme, dhe kjo është pjesa më e çmendur e saj”, tha Kim. “Mamaja ime dhe Meghan kanë qenë shoqe prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie vërtet të shkëlqyer.”
Kim tha se pas festës, i shqyrtuan fotot së bashku dhe zgjodhën se cilat do të postonin. “Na thanë se ishte plotësisht në rregull t’i vendosnim”, shtoi ajo.
Problemi, thotë ajo, ishte koha e postimit. “Pasi u postuan fotot, mendoj se ata e kuptuan se ishte Dita e Përkujtimit dhe nuk donin të shiheshin në festën e ditëlindjes atë ditë. Edhe pse fotot ishin tashmë të publikuara, më vonë i hoqën. Pastaj ndoshta menduan, ‘Oh, kjo ishte budallallëk'”, shpjegoi Kim.


